Gruevski dhe Janakieski nuk ndjejnë faj për dhunën para komunës Qendër

Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër Nikolla Gruevski, i cili është i akuzuari i parë në lëndën “Dhunë në Qendër” në debatin e sotëm kryesor në Gjykatën Penale u prononcua si i pafajshëm për akuzat që kundër tij i dorëzoi PSP.

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, gjithashtu, u prononcua i pafajshëm, duke shpjeguar se as që ka bërë diçka, e as që  ndjehet fajtor për diçka.

Faj nuk ndjen as deputetja Daniella Rangellova e cila gjatë ngjarjeve ishte këshilltare në Komunën Qendër.

Si i fajshëm u prononcua Tomisllav Llazarov, koordinator i atëhershëm i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në Komunën Qendër.

Tha se ndjehet fajtor dhe se prej kësaj distance kohore është penduar thellë.

Debati kryesor vazhdon me prononcimin e të akuzuarve të tjerë. Gjithsej në këtë rast janë të akuzuar 14 persona.

Paraprakisht, avokatët e të akuzuarve kërkuan shtyrje të debatit kryesor.

Në fillim të gjykimit i akuzuari i shtatë Dimçe Kërstev kërkoi shtyrje të gjykimit sepse nuk është ndjerë mirë. Ai në mëngjes është shoqëruar me gardianë sepse ka munguar në seancën e kaluar gjyqësore.

Gjykatësja Mihajllova e liroi Kërstevin nga gjykimi i sotëm dhe me kërkesë të prokurores Fatime Fetai e veçoi procedurën për të, me qëllim që sot të fillojë debati kryesor, me ç’rast Kërstev u largua nga salla gjyqësore.

Në debatin e sotëm kryesor morën pjesë edhe Andrej Zhernovski dhe Sasha Bogdanoviq si të dëmtuar në këtë rast.

Ish-kryeministri Gruevski është i akuzuar nga PSP për nxitje të dhunës që ndodhi gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të viti 2013.

Seanca e mëparshme gjyqësore më 28 shtator u shty për shkak të mungesës së dy të akuzuarve.

Ndryshe të akuzuarit për rastin “Shuplakat” janë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja, Daniella Rangellove dhe dhjetëra persona tjerë.

Më poshtë mund ta dëgjoni bisedën e përgjuar:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button