Në Kosovë sot mbahen zgjedhjet e balotazhit

Që nga ora shtatë e mengjesit janë hapur të gjitha qendrat e votimit në të 19 komunat e Kosovës ku zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, njoftoi në paraqitjen para medieve, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, njofton Dojçe Vele.

“Në emër të KQZ-së, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote nga komunat: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë, Kllokot dhe Partesh, që të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të komunës së tyre”. Të drejtë vote në këtë raund kanë rreth 1.3 milion banorë.

Kosovo Lokalwahlen (picture-alliance/AA/abaca/E. Keci)

Në këto komuna që përfshijnë edhe gjashtë qendrat më të mëdha të Kosovës, në zgjedhjet e 22 tetorit  asnjë kandidat nuk e mori numrin e mjaftueshëm të votave mbi 50% të pjesëmarrjes sa janë të nevojshme për tu zgjedhur kryetar në raundin e parë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se në ditën e zgjedhjeve, do të jenë të hapura 614 qendra të votimit nga 899 sa ishin në raundin e parë.

Koalicione në nivel lokal

Në zgjedhjet  e balotazhit të 19 nëntorit për kryetarë komunash, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) garon në 12 komuna, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në 9 komuna, Lëvizja Vetëvendosje në 6 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në 5 komuna, Aleanca Kosova e Re në një komunë, Nisma në një komunë dhe Alternativa në një komunë.

Këto subjekte politike këtë fazë që nga raundi i parë i zgjedhjeve me 22 tetor, shfrytëzuan rastin për të bërë koalicione në nivel lokal nga më të ndryshmet. Gara më e fortë për kryetarë komunash, parashihet të jetë në qendrat e mëdha, që janë, Prishtina, Prizreni, Gjakova, Ferizaj, Gjilani dhe Mitrovica. Në Prishtinë për kryetar komune, garojnë (LDK-VV),  në Prizren, (PDK-VV), në Ferizaj, (PDK-LDK), në Mitrovicë, (PDK-AKR), në Gjilan, (LDK-VV) dhe  në Gjakovë (AAK-Alternativën).

Wahlen in Kosovo November 2013 (SASA DJORDJEVIC/AFP/Getty Images)

Ngjashëm si edhe në proceset zgjedhore paraprake, edhe në këtë raund   zgjedhjet do të vëzhgohen nga një numër i madh i vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe vëzhguesit e ambasadave të vendeve më të industrializuara.

Vëzhguesit evropianë monitorojnë zgjedhjet

Në raundin parë të zgjedhjeve të 22 tetorit, 19 komuna përfunduan procesin e zgjedhjes së kryetarit, ndërsa, për asamblistët  komunal procesi përfundoi në të 38 komunat e Kosovës. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fitoi në 4 komuna, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në një komunë dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në 2 komuna. Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca Kosova e Re, NISMA për Kosovën dhe Alternativa në raundin e parë nuk arritën të fitojnë asnjë komunë. Lista Serbe ka fituar në 9 komuna të Kosovës. Në këto  komuna të banuara më shumicë serbe, sipas raportit të vëzhguesve evropianë, procesi nuk ka qenë tërësisht demokratik, sepse sipas tyre “ata kanë evidentuar presione tek votuesit  që të votohet vetëm për një subjekt politik” në këtë rast për listën “Srpska”, që e ka mbështetjen e qeverisë në Beograd.  Qeveria e Kosovës këtë e cilësoi një ndërhyrje të papranueshme të drejtpërdrejt të Beogradit në zgjedhjet lokale në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button