Bllokohen llogaritë e 20 komunave

Janë bllokuar llogaritë e 20 komunave në Maqedoni nga gjithsej 80. Pjesa më e madhe e këtyre komunave janë në rajonin e lindjes, ngase llogaritë janë të zbrazura kurse borxhet janë shumë të mëdha, transmeton Portalb.mk.

Në këtë liste hyjnë komunat: Zrnovci, Pllasnica, Resnja, Dellçeva, Ohri, Struga, Pehçevë, Komanovë, Gradsko, Brvenica, Tetovë, Rankovce, Sopishte, Berovë, Karbinci, Nagoriçan i Vjetër, Negotinë, Çashkë, Dollneni dhe Vrapçishte.

Shembull, borxhi i komunës së Kumanovës ishte 67 milion denarë, kurse tani ngelet të paguhet vetëm kamata prej 12,1 milion denarë. Komuna e Dellçevës është në borxh 4 milion euro, kurse buxheti bazë, pa bllok dotacione në këtë komunë kap shumën prej 1,3 milion euro. Në komunën e Çashkës llogaria është e bllokuar për shkak të borxhit prej 15 milion denarë, Zrnovci ka borxh 8 milion denarë, Pehçevë 81 milion denarë, pa kamata. Komuna e Berovës është me llogari të bllokuar për shkak të borxhit prej 31 milion denarëm pa kamatë.

Llogaria e qytetit të Shkupit nuk është e bllokuar, por borxhi i saj kap vlerën e 33 milion euro, kurse në Manastir 12 milion euro.

Në situatë të këtillë, komunave u lejohet të marrin para për rroga dhe pagat e të punësuarve dhe vetëm aq. Gjithçka tjetër që hyn në llogarinë e komunës, shkon për pagesë të borxhit.

Të gjitha këto komuna tani kërkojnë mënyrën për të funksionuar në mënyrë normal, ose prap shpresojnë në ndonjë ndihme nga pushteti qendror.

Në pjesën më të madh të komunave borxhi është i vjetër, edhe atë rreth dhjetë vite, kamatat janë rritur, dhe borxhet e reja nuk janë ndalur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP