“Sokolat” u dorëzuan para djemve të Miftarit

Më në fund skuadra e basketbollit Shkupi ka shijuar fitoren, duke e mundur në sallën “Shaban Tërstena” para publikut të vet ekipin e Karposh Sokoli me rezultat 86-77.
Basketbollistët e trajnerit Enver Miftarit treguan se kanë forcë të jenë konkurrues në elitën e basketbolli dhe që në fillim kishin epërsi prej pesë pikëve që në çerekun e parë (25:20). Por edhe në çerekun e dytë Shkupi vazhdoi me lojë të mirë dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 49:42.

Mysafirët në asnjë moment nuk arrinin të gjejnë zgjidhje për lojën e Shkupit, të cilët e fituan edhe çerekun e tretë me 70:57. Muxheke ishte ai që udhëhoqi skuadrën e Shkupit duke shënuar 31 pikë, që në fund ndeshja të përfundoj me rezultatin 86:77. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button