Bale drejt Unitedit?

Ekipi anglez i futbollit, Manchester United rikthen sytë nga anësori i Realit të Madridit, Gareth Bale, raportojnë mediat angleze.

Sipas “Thesun”, Manchester United janë të interesuar ta kthejnë uellsianin sërish në Premier Ligë, pavarësisht dëmtimeve të shumta që e kanë detyruar atë të humbasë 40 nga 60 ndeshjet e fundit të Real Madridit, përcjell Portalb.mk.

Gazeta britanike rikujton se United u përpoq të nënshkruaj me Bale në vitin 2013, kur ky i fundit vendosi të largohej nga Totenhami për te Reali i Madridit. Përpjekja dytë ishte vitin e kaluar, por edhe kjo përpjekje nuk ishte e suksesshme.

Së fundmi Bale ka nënshkruar kontratë 6 vjeçare që e lidh lojtarin me klubin deri në vitin 2022, mirëpo pavarësisht kësaj, klubi është i gatshëm të dëgjojë ofertat për 28-vjecarin.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button