Rritje e nivelit të lumenjve dhe të Liqenit të Dojranit

Drejtoria për punë hidrometeorologjike e Maqedonisë (DPHM) ka regjistruar nivel më të lartë të ujit në krahasim me mesataren për muajin nëntor të lumit Vardar, në Shkup, Veles dhe Demir Kapi dhe të lumit Bregallnicë në Berovë.

Ka rritje të konsiderueshme të nivelit të ujit në liqenin e Dojranit, derisa nivelet e liqenit të Ohrit dhe Prespës janë në suaza të mesatares për këtë muaj.

Nën mesataren e nëntorit janë lumi Vardar në Jegunoc,Treska në Makedonski Brod, Pçinja në Katllanovë, Lumi i Zi në Novaci dhe Drini i Zi në Llozhan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button