Qytetarët në Zimbabve në marsh protestues kundër Mugabes

Një turmë prej mijëra njerëzve u mblodh sot në kryeqytetin e Zimbabves, Harare, për të kërkuar largimin e presidentit Robert Mugabe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njerëzit e shpërndarë kaluan nëpër rrugët e Harare, ku disa prej të rinjve mbanin pankarta me pamje të një komandanti ushtarak i cili më parë këtë javë e vendosi Mugabe në arrest shtëpiak, ku shkruhet: “Vazhdo, vazhdo, gjenerali jonë”.

Protestuesit u dhanë flamuj ushtarëve të cilët i morën dhe filluan t’i valëvisin. “Kjo është si Krishtlindja”, tha një nga protestuesit, Fred Mubay, duke shtuar se qytetarët në Zimbabve mjaft gjatë kanë vuajtur.

Mugabe, drejtuesi më i moshuar i shtetit në botë, më parë është shprehur se i nevojitet më shumë kohë për negociata me liderët rajonal të cilët kërkojnë “largimin e tij në mënyrë dinjitoze nga pushteti.”

Ushtria e Zimbabves ditën e mërkurë kishte hyrë në kryeqytet, kishte marrë nën kontroll televizionin shtetëror, ndërsa ishte pohuar se intervenimi ushtarak “nuk është grusht shteti”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button