Botë, 1.25 milionë njerëz ndërrojnë jetë nga aksidentet rrugore (FOTO)

Rreth 1.25 milionë njerëz humbin jetën çdo vit nga aksidentet rrugore në mbarë botën dhe miliona të tjerë plagosen, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që AA ka përpiluar nga të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mësohet se aksidentet rrugore shkaktojnë plagosjen serioze të miliona personave ose shkaktimin e problemeve shëndetësore afatgjata.

Çdo vit në botë 1.25 milionë njerëz të vdekur nga aksidentet rrugore

Sipas raportit “Siguria Globale e Rrugës 2015” të OBSH-së, rreth 1.25 milionë njerëz vdesin çdo vit në aksidentet rrugore në botë. Kjo shifër tregon se rreth 3,300 njerëz në ditë humbin jetën në aksidentet e trafikut.

Sipas raportit, aksidentet rrugore janë shkaku numër një i vdekjes për të rinjtë në grupmoshat 15-29 vjeç, ndërsa renditeten si shkaku i 9-të midis shkaqeve të vdekjes në botë.

Çdo vit, 1 milion fëmijë ose të rinj humbin jetën ose lëndohen në aksidente rrugore. Nëse nuk merren masa të nevojshme, vlerësohet se në vitin 2030 aksidentet e trafikut do të jenë si shkaku i 5-të në mesin e shkaqeve të vdekjes.

Afrika, rajoni ku ndodhin më shumë aksidentet rrugore vdekjeprurëse

Sipas të dhënave, vendet ku vdekjet përjetohen më pak në aksidentet e trafikut janë vendet nga Evropa, ndërsa më shumë aksidente ndodhin në Afrikë. Në të gjithë botën, 17 në çdo 100 mijë njerëz në botë po humbin jetën e tyre në aksidentet e trafikut. Ky raport është 9.3 në Evropë dhe 27 në Afrikë.

Në vendet e Mesdheut Lindor, 20 në 100 mijë njerëz humbin jetën në aksidentet e trafikut, 17.3 në Paqësorin Perëndimor, 17 në vendet e Azisë Juglindore, dhe 16 në Amerikën Veriore dhe Jugore. Gjithashtu sipas raportit, në periudhën 2010-2013, numri i vdekjeve në aksidentet e trafikut në 79 vende ka shfaqur një rënie të ndjeshme, ndërsa një rritje është regjistruar në 68 shtete.

90 për qind e aksidenteve të trafikut ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme

Humbja vjetore që aksidentet e trafikut shkaktojnë globalisht është 518 miliardë dollarë. Pavarësisht se 54 për qind e automjeteve në botë janë në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare, 90 për qind e aksidenteve rrugore ndodhin në këto vende. Ndërkohë theksohet se 49 për qind të vdekjeve nga aksidentet e trafikut e përbëjnë këmbësorët, përdoruesit e motoçikletave dhe biçikletave.

Reduktimi i vdekjeve të aksidente është në mesin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm

Pesë faktorët kryesorë të rrezikut dhe shkaktimit të aksidenteve fatale janë shpejtësia, alkooli, mos përdorimi i kaskës, mos vendosja e rripit të sigurimit dhe mos vendosja e ulëseve për fëmijët.

Reduktimi i vdekjeve për shkak të aksidenteve të trafikut nga 1.2 milionë deri në 600 mijë deri në vitin 2020, është një nga Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të përcaktuar nga OBSH. Theksohet se vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme kanë shumë për të bërë për të arritur këtë qëllim.

“Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor”, që këtë vit korrespondon me 19 nëntorin, çdo vit shënohet të dielën e tretë të nëntorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button