“Mobil Festival” sot do të vlerësojë filmat më të mirë të celularit

Në Kinotekën e Maqedonisë prej orës 20 do të mbahet mbrëmja finale e Festivalit për filma të incizuar me celularë “Mobil festival”, të cilin e organizon shtëpia e produksionit dhe distribuimit “KT Film dhe Media” nga Manastiri.

Do të shfaqen filmat fitues që kanë arritur në thirrjen për pjesëmarrje në festivalin për incizim të filmit të shkurtë me celular.

Në thirrjen, e cila është hapur në korrik, kanë arritur rreth 20-të filma nga Maqedonia dhe rreth 500 filma nga autorë nga bota.

Do të shfaqen edhe video nga punëtoritë e mbajtura në kuadër të “Mobil festivalit” të cilat do të shfaqen në bashkëpunim me gjimnazin “Nikolla Karev” dhe S.O.S. Fshati i fëmijëve.

“Mobil festival”, i cili këtë vit mbahet nën moton “Të gjithë janë mobilë”, është i përkrahur nga Agjencia për film të Republikës së Maqedonisë dhe Qytetit të Shkupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP