Në Zajaz sot u varrosën mbetjet mortore të viktimave shqiptare nga masakrat nga viti 1913 e deri pas luftës së dytë botërore (VIDEO)

Sot në Zajaz të Kërçovës, u rivarrosën mbetjet mortore të viktimave shqiptare nga masakrat nga viti 1913 e deri pas luftës së dytë botërore që u gjetën në disa varreza masive.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij para të pranishmëve në ceremoninë e rivarrimit të trupave të vrarë gjatë viteve 1913, ka pohuar se ai dhe subjekti i tij politik vazhdon të insiston që të hartohet një rezolutë e përbashkët që do ta dënon këtë gjenocid, njofton medial.mk.

“104 vjet më parë, gjenocidi i Çubrilloviçit dhe shumë ‘viçave’ të tjerë tentuan t’i shfarosin popullin shqiptar, por le ta dinë perandori dhe sulltanët, se ky popull nuk shfaroset asnjëherë. Atë që tha Bekim Jashari, se e kaluara nuk duhet të na përsëritet, është porosi e cila doli nga goja, dhe zemra e familjes Jashari, familje kjo e cila dha mbi 60 martir të luftës, ju masakruan mbi 60 anëtarë, dhe sot jep mesazhe për paç, kjo tregon se populli shqiptarë është popull paqedashës, i cili nuk ka dashtë asnjëherë konflikte, por tregon se ky popull po ashtu, ka ditë që edhe të qëndron ballë lartë sfidave të kohës. Le ta dinë edhe maqedonasit, se këto të masakruar këtu, meritojnë një vëmendje të posaçme, sepse viktima të tillë kanë pas edhe popujt të tjerë, dhe prandaj edhe ishte ideja jonë si BDI që ta hartohet një ligj me të cilin do të dënohen aktet e tilla çnjerëzore, dhe në këtë mënyrë të hartohet një rezolutë e përbashkët”, tha mes tjerash lideri i BDI Ali Ahmeti.

Ndërkaq,zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë Hazbi Lika në fjalimin e tij pohoi se e ardhmja e Shqiptarëve, po ndërtohet duke e kaluar të kaluarën.

“Historia jonë është e stërmbushur me ngjarje të dhimbshme, e një ndërto është edhe ngjarja e sotme, e cila përshkruan një rrugë të gjatë të kaluar që nga viti 1913. Kjo dëshmon se e kaluara jonë e dhimbshme, por krenare, paska qenë e drejtë, sepse falë këtyre rasteve të dhimbjes ne sot e gëzojmë këtë liri”, tha Lika.
Varrimi i mbetjeve mortore të viktimave të gjenocidit ndaj shqiptarëve u bë në Qendrën Përkujtimore “Nëna Shqiptare” në fshatin Zajaz të Kërçovës.

_________________________________________________________________________

13:15- Në Zajaz të Kërçovës, filloi ceremonia e varrosjes së mbetjeve mortore të viktimave shqiptare nga masakrat nga viti 1913 e deri pas luftës së dytë botërore që u gjetën në disa varreza masive, njofton Portalb.mk.

Siç edhe mund të shihet, në ceremoni të pranishëm janë krerët e lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, Hazbi Lika, Kushtrim Bekteshi, kryetari i Bashkisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi dhe pjesëtar nga jashtë Maqedonia si Pandeli Majko.


_________________________________________________________________________

10:30- Në Zajaz të Kërçovës, do të varrosen mbetjet mortore të viktimave shqiptare nga masakrat nga viti 1913 e deri pas luftës së dytë botërore që u gjetën në disa varreza masive.

Me kerkesë të Këshillit Organizativ për zbulimin e krimeve ndaj shqiptarëve në shekullin e kaluar, fjalim rasti do të mbajë Ali Ahmeti, si iniciator i aktiviteteve për zbardhjen krimeve gjenocidale ndaj shqiptarëve, së bashku me Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt, dhe Pandeli Majko, ish kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe ministër i Diasporës.

Varrimi i mbetjeve mortore të viktimave të gjenocidit ndaj shqiptarëve do të bëhet në Qendrën Përkujtimore “Nëna Shqiptare” në Zajaz të Kërçovës me fillim në ora 13:00.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button