Liga e Parë sjell duele interesante në fundjavë

Nuk ka pushim për futbollistët e Ligës së Parë, pasi vetëm pas tri ditëve që kanë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 15-të, të dielën ata duhet të dalin në fushat e futbollit për të zhvilluar ndeshjet e xhiros së 16-të. Pikërisht në këtë xhiro do të luhet derbi shqiptar, ku në stadiumin e Çairit do të takohen dy ekipet shqiptare, Shkupi dhe Renova. Si zakonisht këto dy ekipe kanë dhuruar futboll të mirë dhe kualitativ, por kësaj radhe pengesë e vetme mundë të jetë terreni i keq i Çairit, pasi ka ditë që të reshurat e shiut nuk janë ndalur dhe fusha mundë të jetë e rënduar. Derbi tjetër do të luhet në stadiumin “Filipi i Dytë”, ku takohen Vardari dhe Pelisteri.

Lideri i tabelës së klasifikimit, Shkëndija nuk duhet të ketë probleme në Tetovë, kur do të matë forcat me më të dobëtin e kampionatit, “Skopjen”. Edhe një tjetër duel mjaft atraktiv do të luhet në Strumicë, ku Akademia Pandev është nikoqire e Rabotniçkit. Duel i barabartë pritet të jetë ndeshja në Prilep midis Pobedës e Sileksit.
Të gjitha ndeshjet luhen në orën 13:00, me përjashtim asaj në Shkup, Vardari – Pelisteri, që do të zhvillohet në orën 18:00. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button