“Shkupi” promovoi 7 libra nga autorë shqiptarë

Me promovimin e shtatë titujve nga autorë shqiptarë, Shtëpia Botuese “Shkupi” sot përfundoi aktivitetin e begatshëm letrar të sivjetmë i cili erdhi në kuadër të festave të nëntorit, njofton Portalb.mk.

Promovimi i shtatë librave u pasua nga promovimi i librave të letërsisë turke dhe Ditëve të Letërsisë Suedeze që u organizuan pak kohë më parë.

Për librin “KRONISTI I VETMUAR NË QYTETIN E KONZUJVE” të gazetarit të njohur nga Manastiri, foli publicisti Daut Dauti.

Librin “PALLË KRITIKE MBI QEPALLËN AGONIKE” të Fadil Currit, foli Rexhep Bajrami.

Fadil Curri u bëri një vështrim dy veprave të teologut në mërgim, Zekerija Idrizit, “LETËR BIJAVE TË MIA” dhe “LETRA SHPIRTI”, ndërkaq publicisti dhe shkrimtari Rahim Ganiu foli për përmbajtjen e dy autorëve të tjerë, “ME LIBRIN, NGA PANAIRI NË PANAIR” të Rahim Dautit dhe vëllimit poetik “TINGUJ VARGJESH” të poeteshës së re, Semine Hasani. Për poezitë e Daut Dautit nga përmbledhja “SYRI I KEQ”, foli shkrimtari. Halil Zendeli.

Në mbarim të promovimit, botuesi Azam Dauti shpërndau libra falas për gjithë mysafirët, kurse komplete librash u dhuroi disa personaliteteve shoqërore, letrare, politike dhe biznesit: Rabije Lokut, drejtoreshë e Çerdhes “Fidani”, Shkup, Avni Kallabës, shef i sektorit për Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Çairit, Daim Ilazit, poet dhe diplomat, Fadil Currit, shkrimtar dhe publicist, Sabahudin Zhutës, profesor universitar, Alush Kamberit, gazetar, Tahir Seferit (rapsod), Nijazi Muahmedit, opinionist dhe Xhemail Dauti, biznesmen dhe pronar i kompanisë “Dauti Komerc”.

Këtë aktivitet letrar e mbështeti edhe Ministria e Kulturës, përmes programit “Vala e re kulturore”, e në të cilën ishte e paraparë pjesëmarrja edhe e ministrit Robert Allagjazovski, por që për shkak të aktiviteteve të ngjeshura nuk mori pjesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button