Festivali i Komedisë në Preshevë, Teatri Shqiptar Shkup vlerësohet me tre çmime (FOTO)
Teatri Shqiptar Shkup vitin 2017 e pasuroi edhe me tre çmime të reja që u morën në Festivalin e Komedisë në Preshevë, njofton Portalb.mk.
Çmimet që u morrën ishin:
1. ‘Regjia më e mirë‘ për regjisorin Agon Myftari;
2. ‘Aktori më i mirë’ për aktorin Adem Karaga dhe
3. ‘Aktorja joprotagoniste më e mirë’ për aktoren Aida Elezi.
Pas Teatrit të Shkupit, me dy çmime u vlerësua edhe Teatri Migjeni në Shkodër.
1. ‘Shfaqja më e mirë’ për shfaqjen “Tartufi” në regji të Kushtrim Bekteshit dhe
2. ‘Aktorja më e mirë protagoniste’ për aktoren Rita Gjeka