Seanca e 38, ja çfarë propozim-ligje miratoi Qeveria e Maqedonisë

Qeveria në seancën e sotme miratoi propozim-ligj për ndryshimin e ligjit për kontributet nga sigurimi i obliguar social, parashikohet korrigjim i vlerës së bazës më të lartë mujore për llogaritje dhe pagesës së kontributeve për të ardhurat nga marrëdhënia e punës nga një pagues për llogaritje dhe pagesën e kontributeve.

Në kumtesën nga shërbimi qeveritar për media qëndron se ky propozim vendim është sjell që të sigurohet sigurim të papenguar i obligueshëm social të kategorisë “fermer individual”, gjegjësisht të personave të cilëve aktiviteti bujqësor u është profesioni i vetëm dhe të cilët realizojnë të ardhura në bazë të shkeljes së aktiviteteve bujqësore.

Në propozim të Ministrisë së Shëndetësisë është miratuar propozim-ligji për ndryshimin e ligjit për sigurimin shëndetësor, me të cilin propozohet ndryshimi i kategorisë së të siguruarve “bartës i ekonomisë bujqësore familjare” në kategorinë e të siguruarve “fermerët individualë” me qëllim të futjes së tyre të papenguar në sistemin e sigurimit të obliguar social.

Shqyrtoi dhe e miratoi propozim-vendimin për risistemimin e mjeteve midis shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe midis fondeve.

Risistemimi i mjeteve, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, bëhet që të sigurohen mjete për pagesën e obligimeve të arritura për llogari të projektet te të cilat është vërejtur ritëm më i ngadalësuar i realizimit.

Qeveria sot e miratoi propozim-vendimin për plotësimin e Vendimit për formimin e grupit të punës për përgatitjen dhe ndjekjen e implementimit të planit për realizimin e rekomandimeve të grupit të ekspertëve të lartë për çështje sistematike nga qeverisja e të drejtës në lidhje me ndjekjen e komunikimeve.

Ky vendim, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për media, është sjell në bazë të nevojave të dukshme në punën e saj të përfshihen edhe përfaqësues nga Prokuroria publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, nga Drejtoria për siguri të informacioneve të klasifikuara, si dhe ekspertë nga vendi dhe jashtë vendit të cilët do të thirren sipas nevojës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button