Zidane nuk përjashton mundësinë për Neymar

Zinedine Zidane ka refuzuar që ta përjashtojë mundësinë e një transferimi të mundshëm të Neymar te Real Madridi.

“Neymar është një futbollist shumë i mirë, kjo është e vërtetë”, tha Zidane teksa po përgatitej për ndeshjen e së shtunës me Atleticon.

“I kam lojtarët më të mirë tek ky klub dhe e njëjta vlen edhe për zhveshtore. Mund të punoni dhe të fokusoheni vetëm në lojtarët që janë këtu. E për të ardhmen, ku i dihet?”

“Nuk do të vij dhe ta jap mendimin tim për një lojtar që nuk luan këtu. E respektoj atë, është lojtar i mirë, dhe kjo është e tëra”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button