Pesë zv/sekretarë do të ketë Kuvendi, LSDM arsyetohet me dhjetë grupet e VMRO-DPMNE-së

Propozimi për të shtuar edhe për tre zëvendësit e sekretares së Kuvendit të Maqedonisë, Cvetanka Ivanova përfundoi së debatuari por jo edhe për të sjellë vendim për të, pasi që i njëjti u caktua për më 24 nëntor, njofton Portalb.mk.

Kërkesën për shtim të zëvendësit e sekretarit kuvendar nuk u votua pasi që nuk kishte kushte por as edhe amandamenti i Dimitar Stevananxhia dhe Zoran Ilioskit nuk mori dritë jeshile.

Deputetët e opozitares së VMRO-DPMNE-së kërkuan që të ndërprehet kjo kërkesë, mirëpo nga LSDM thonë se me 5 zëvendës të sekretarit gjeneral do të shtohej efikasiteti i Kuvendit.

“Çfarë dobie do të kenë qytetarët e Maqedonisë që nga dy të kemi pesë zëvendës të sekretarit gjeneral”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Donev.

Nga LSDM kërkesën për pesë zëvendës të sekretarit të Kuvendit e krahasojnë me dhjetë grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së.

“Më tregoni se deri më sot kjo shtëpi legjislative a ka pasur dhjetë grupe parlamentare nga një koalicion. Dhjetë grupe parlamentare të cilat për një kohë të gjatë e pengojnë, bllokojnë dhe zvarrisin punën e Kuvendit”, tha deputetja e LSDM-së, Sllavica Shumanovska Miteva.

Në rend të ditës së seancës së sotme kuvendare ishte edhe ndryshimi i Kodit Penal, por, siç njoftoi Talat Xhaferi ai u tërhoq për shkak se Qeveria e ka kthyer prapa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button