VW investon 34 miliardë euro në zhvillimin e automjeteve elektrike

Grupacioni Volkswagen ka bërë të ditur së në pesë vitet e ardhëshme planifikon të shpenzojë 34 miliardë euro në zhvillimin e automjeteve elektrike, vozitjes autonome dhe një sërë teknologjish të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prodhuesi gjerman i automjeteve njoftoi të premten vendimin e fundit të Këshillit Mbikëqyrës, i cili në një mbledhje kishte shqyrtuar planet për periudhën 2018-2022. Theksohet se pjesa më e madhe e të hollave do të shpenzohet për elektrifikimin dhe hibridizimin e të gjitha modeleve të markës VW.

Gjatë muajit shtator, Volkswagen paralajmëroi fushatën afatgjate të elektrifikimit, për çka tha se planifikon që deri në vitin 2025 të vë në përdorim 80 modele të reja të veturave elektrike.

Në njoftimin e sotëm të kompanisë, theksohet se planifikohet që deri në vitin 2030, në treg të kenë së paku nga një variant elektrik të secilit prej 300 modeleve të reja. Grupacioni VW përfshin në vete prodhuesit e automjeteve Audi, Seat, Shkoda, Porsche dhe markën bazë, Volkswagen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button