Nëntë viktima në një aksident rrugor në Bullgari

Nëntë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 19 janë lënduar në përplasjen e një minibusi dhe kamioni në autostradën në Bullgarinë Qendrore, kumtoi sot Ministria bullgare e Punëve të Brendshme.

Midis viktimave është edhe shoferi i autobusit, i cili kthente një grup njerëzish të verbër nga ekskursioni, ndërsa disa nga të lënduarit janë në gjendje kritike, transmeton MIA.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën nga Sofja deri në Varnë.

Bullgaria me 7,1 milionë banorë mban rekordin sipas vdekshmërisë në rrugë në Bashkimin Evropian. Sivjet në rrugët e Bullgarisë jetën e kanë humbur 535 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button