Besoni në kristale shëruese? Ja efektet e tyre të mrekullueshme në jetën tuaj

Kristalet shëruese nuk janë të padëgjuar, por padyshim që shihen thjesht si bestytni nga shumica e njerëzve.

Në fakt, mund të kemi të bëjmë thjesht me një efekt Placebo këtu, por përse të mos i provojmë njëherë? Ata janë të bukur, plot ngjyra dhe e çelin jetën tonë thjesht me praninë e tyre. Forca e besimit që vendosni në kristale mund të ndihmojë akoma më shumë! Nëse ju doni të shëroheni shpirtërisht, asgjë s’mund t’ju ndalë, shkruan Bordo.al. 

Edhe Kim Kardashian ka zgjedhur kristalet shëruese për parfumin e saj të ri, sepse ajo thotë se e ndihmuan të merrte veten që pas sulmit ndaj saj në Paris, ku u grabit në dhomën e hotelit ku po qëndronte.

Le të edukohemi mbi këto krijime kaq të bukura të planetit Tokë!

1. Ametisti

Zakonisht ametisti është kristali i parë ndaj të cilit njerëzit tërhiqen, për shkak të ngjyrës së tij fantastike lejla.

Kristali ndihmon në pastrimin nga mendimet dhe emocionet e këqija, dhe ndihmon në rritjen personale.

Të lindurit në shkurt e kanë ametistin gurin e tyre.

Rezultate imazhesh për amethyst crystal

2. Hematiti

Keni probleme me gjumin? Jeni gjithnjë i stresuar? Guri i zi i hematitit ju ndihmon në balancimin e orëve të gjumit, si dhe ju sjell me këmbë në tokë, për të kuptuar më qartë se çfarë ndodh rreth jush.

Rezultate imazhesh për hematite crystal

3. Amazoniti

Nëse e keni të vështirë të mbani fjalën tuaj, dhe të përputhni veprimet me to, merrni kristalin amazonit. Ngjyra e qeshur e tij e lejon Universin të manifestohet në realitetin tuaj.

Rezultate imazhesh për amazonite crystal

4. Kuarci rozë

Një gur kaq i adhurueshëm krijon veç dashuri. Nëse doni më tepër dashuri në jetën tuaj, ndaç romantike, platonike, apo dashuri ndaj vetes, zgjidhni këtë kristal.

Rezultate imazhesh për rose quartz crystal

5. Kuarci girasol

Njohur gjithashtu si kuarci opal (të mos ngatërrohet me kuarcin e tejdukshëm), ky mineral antik përdoret për të zbutur tensionin në trup dhe mendje. Ai ndihmon gjithashtu në fokusim dhe kreativitet.

Imazh i ngjashëm

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button