SHBA ka qëlluar civilët në një nga çdo pesë sulme ajrore në Irak

Një nga çdo pesë sulme ajrore të kryera nga forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të kundër organizatës terroriste DEASH në Irak ka rezultuar me viktima civile, tramseton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të gazetës New York Times, mësohet se viktimat civile në sulmet ajrore të SHBA-ve kundër objektivave të DEASH-it në Irak janë 31 herë më shumë se shifrat e deklaruara nga Pentagoni.

Gazeta ka biseduar me familjet e viktimave pasi ka vizituar 150 territore të cilat gjatë periudhës mes prillit të vitit 2016 dhe qershorit të vitit 2017 janë përballur me bombardime ajrore në tri rajone në veri të Irakut.

Në vëzhgimet e kryera në zonat e pastruara nga DEASH-i, është zbuluar se shumë humbje në civilë nuk janë përfshirë në raportet e forcave të koalicionit, por janë regjistruar si objektiva të minave të organizatës. Ndërkaq, disa viktima civilë janë akuzuar si simpatizantë të DEASH-it.

Në lajm është informuar se ka pasur humbje të jetëve të civilëve në dy mijë e 800 sulme nga 14 mijë sulme ajrore kundër DEASH-it të ndërmarra nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të nga gushti i vitit 2014 e deri më tani. Ndërkohë, qeveria e SHBA-ve ka deklaruar se vetëm 89 prej sulmeve ajrore janë shoqëruar me viktima në civilë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button