Qendra për monitorim civil: Maqedonia kryesisht shtet partiak

Maqedonia është kryesisht shtet partiak dhe ajo praktikisht është rekordere në Evropë në raport me anëtarësinë partiake, është konkluzion i studimit krahasues për mungesat zgjedhore në vend dhe përvojat në rajon, të përpunuar nga Qendra për monitorim civil, raporton MIA.

Sllobodanka Jovanovska nga Qendra, duke i prezantuar rezultatet nga hulumtimi gjashtëmujor theksoi se në tre partitë kryesore në vend bëjnë pjesë 15,1 për qind e elektoratit, që siç theksoi është fenomen në Evropë, përcjell Portalb.mk.

Sipas të dhënave të fundit, VMRO-DPMNE ka 170 mijë anëtarë, LSDM 70 mijë, ndërsa BDI rreth 35 mijë anëtarë.

Ajo theksoi se partitë më të mëdha evropiane nuk kanë anëtarësi më të madhe se dy për qind të popullatës. Edhe partia ruse Rusia e Bashkuar, e cila numëron rreth dy milionë anëtarë ka më pak se dy për qind të elektoratit.

Në fokus të hulumtimit është edhe financimi i partive politike, vlera e donacioneve, sanksionet, kontrolli i grumbullimit të parave.

“I kemi përcjellë kritikat e GREKO dhe ODIHR. Praktikisht tek ne ka rregullativë, por nuk zbatohet dhe sipas shumë vlerësimeve limiti nqë është i lejuar i donacioneve në Maqedoni është i lartë në krahasim me standardin e popullatës”, tha Jovanovska.

Në Maqedoni limiti për donacion për person është 3.000 euro, ndërsa për kompani 30 mijë, që duke pasur parasysh rrogën mesatare vlerësohet si i lartë.

Qendra për monitorim civil jep edhe disa rekomandime për atë se si të përmirësohet financimi i partive politike, duke theksuar përvoja nga vendim që janë shembull i mirë.

Janë analizuar edhe listat zgjedhore, respektivisht çfarë është ndryshimi mes numrit të votuesve dhe popullatës.

“Dhe këtu kemi fenomen. Kjo distancë në Maqedoni mes votuesve dhe anëtarëve është shumë i vogël diçka mbi dhjetë për qind, ndërsa në vendet e zhvilluara evropiane në Gjermani kjo hapësirë është 28,8 për qind, në Belgjikë 26, në Gjermani 24 për qind”, theksoi ajo

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button