Në poliklinikën e Çairit sulmohen fizikisht një mjek dhe një infermiere

Një mjek dhe një infermiere të punësuar në poliklinikën Çair janë sulmuar fizikisht nga një shkupjan i cili e ka sjellë mbesën me ngërçe në stomak, raporton MIA. 

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 12:40 kur E.S. së bashku me vëllain e saj e ka dërguar mbesën në poliklinikë, përcjell Portalb.mk.

Deri në prishje të rendit dhe qetësisë publike ka ardhur pasi nga ana e një mjeku të Repartit të fëmijëve u është thënë se me automjet të ndihmës së shpejtë fëmija duhet të dërgohet në Klinikën e fëmijëve. Është kërkuar telefon nga Ndihma urgjente mjekësore, por të njëjtit nuk janë paraqitur menjëherë në telefon, me ç’rast nga ana e mjekut të Repartit të fëmijëve personat janë udhëzuar që të paraqiten personalisht në pikën e Ndihmës urgjente mjekësore në kuadër të poliklinikës. Në atë moment, E.S. ka filluar të bërtasë dhe të godasë derën me ç’rast i është kërcënuar infermieres N.E. Pastaj ka dalë mjeku A.N. i cili është shtyrë, zvarritur dhe ka marrë kërcënime për jetë nga ana e E.S. në qoftë se diçka i ndodh fëmijës.

Nga familjarë të fëmijës, E.S. është larguar, ndërsa mjeku me personelin mjekësor e kanë transportuar fëmijën.

Pas pastrimit të plotë dhe dokumentimit të ngjarjes kundër të denoncuarit do të pasojë kallëzim adekuat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button