Procesi i “desorosizimit” Spasovski: Kanë mbaruar hetimet kundër OJQ-ve, nuk ka kriminalitet

“Hetimi për organizatat joqeveritare është mbaruar, pasi që nuk është gjetur kurrfarë veprimtarie e paligjshme”, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, njofton Portalb.mk.

“Pas mbarimit të analizave dhe konsultimeve me Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, MPB, gjegjësisht, Byroja për Siguri Publike bashkë  me Policinë Financiare i kemi mbyllur rastet pasi që nuk ekziston kurrfarë dëshmie që mund të konstatojnë se ka dyshime për diçka të paligjshme. Kemi dorëzuar një padi penale në SPB Strumicë, që ka të bëjë me një shumë të parëndësishme për mbulimin e tatimit personal, megjithatë tek asnjë organizatë tjetër nuk është zbuluar se ka veprimtari të paligjshme dhe për atë janë mbyllur rastet”, deklaroi Spasovski.

Ndryshe, hetimet kundër organizatave joqeveritare i ka filluar ish pushteti i VMRO-DPMNE-së, me arsyetimin se “LSDM dhe Soros, vazhdimisht punojnë për ta shkatërruar sektorin civil si dhe iniciativat dhe gazetarinë në Republikën e Maqedonisë”.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, më 17 dhjetor të vitit të kaluar publikisht u shpalli luftë OJQ-ve duke e paralajmëruar procesin “desorosoizëm”.

“Do të luftojmë për desorosoizëm të Republikës së Maqedonisë dhe për përforcimin e sektorit të pavarur, i cili nuk do të jetë nën kurrfarë kontrolli. Do të rregullohet çështja e financimit të fondacioneve dhe OJQ-ve, sipas demokracive më të përparuara në botë”, porositi atëherë Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button