Britania “kërcënon” BE-në

David Davis, ministri britanik për Brexit, paralajmëroi Gjermaninë dhe vendet e tjera europiane që të mos vendosin politikën para prosperitetit, ndërsa negociojnë ndarjen e Britanisë nga Bashkimi Europian, raporton Top Channel.

Davis foli gjatë një konference ekonomike në Berlin, ku pranoi se bisedimet me BE mbeten të vështira. Davis nuk përmendi çështjen e shifrës që Britania duhet t’i paguajë Brukselit për faturën e divorcit, ndërsa mediat raportojnë se kryeministrja Theresa May po përgatit të zgjidhë ngërçin duke dyfishuar ofertën e saj në rreth 40 miliard paund, përcjell Portalb.mk.

Por ministri britanik bëri një paralajmërim diplomatik se Gjermania dhe vendet e tjera evropiane duhet të kenë kujdes së mund të dëmtojnë ekonomitë e tyre duke i dhënë prioritet çështje politike, si dëshira për të ndëshkuar Britaninë për largimin.

“Unë e di se askush nuk do të lejonte që interesat afatshkurtra të dëmtojnë përfitimet e arritura me vështirësi. Sepse vendosja e politikës para prosperitetit nuk është kurrë një zgjedhje e zgjuar”, deklaroi Davis.

Duke paraqitur vizionin e tij post Brexit, Davis theksoi se qeveria britanike shpreson që të negociojë një marrëveshje speciale tregtare me Brukselin, pavarësisht se dokumentet e zbuluara nga mediat sugjerojnë se Britanisë do t’i ofrohet një marrëveshje vazë e ngjashme me atë që BE ka bërë me Kanadanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP