Maqedoni, 72 fëmijë presin që të birësohen

Fëmijët pa prindër apo pa kujdes prindëror të cilët janë deri më 3 vjeç dhe janë të vendosur në institucione të mëdha, kanë më pak gjasa të zhvillohen normalisht si në aspektin psikologjik ashtu edhe në aspektin fizik. Familja për çdo fëmijë është burimi primar për mësim para moshës 3 vjeçare, kohë kjo kur formohen pjesa më e madhe e njohjeve, dhe kapacitetet emocionale dhe sociale. Në të njëjtën kohë, familja për fëmijën është edhe burim i sigurisë, dashurisë, identitetit dhe përkatësisë, raporton Mama365.mk.

Këtë porosit përfaqësuesi i UNICEF-it, Benxhamin Perks në një debat në Shkup. Sipas tij, fëmijët të cilët janë të vendosur në institucione të mëdha, janë i nënshtrohen një stresi emocional që ndikon në zhvillimin e tyre normal, përcjell Portalb.mk.

Ai informoi se 72 fëmijë presin që të birësohen, ndërsa ka 200 prindër të interesuar për të birësuar fëmijë. Rreth 250 fëmijë në Maqedoni, nga të cilët 70 janë të moshës nën 3 vjeçare, nuk e gëzojnë të drejtën të jetojnë në ambient familjar.

Duhet të ndermirën tre punë urgjente; fillimisht duhet të punojmë me sistemin shëndetësorë dhe sistemin e shërbimeve sociale që të ndalojmë braktisjen e fëmijëve nga prindërit, pastaj duhet të përmirësojmë dhe të përhapim vendosjen e fëmijëve në familjet kujdestare. Hapi i tretë duhet të jetë që fëmijët të cilët nuk mund të qëndrojnë në familjet biologjike duhet të vendosen në shtëpi të vogla grupore në të cilat sa është e mundur të kenë komunikim ngjashëm si në jetesë brenda familjeve, thotë Perks.

Profesori Kevin Braun nga fakulteti i mjekësisë në Universitetin e Notingamit, thotë se rritja e fëmijëve në familje, veçanërisht deri në moshën 3 vjeçare ndikon në zhvillimin e tyre normal, si në aspektin fizik ashtu edhe në aspektin psikologjik.

Në familje, ata kanë lidhje emocionale me prindërit, diçka që nuk e kanë nëse janë të vendosur në institucione të mëdha për përkujdesje. Asnjë institucion nuk mund të zëvendësojë atë që është në gjendje të ofrojë një familje normale për fëmijën, për shkak se qëndrimi në këto institucione është i gjatë dhe me këtë rriten mundësitë që të shkaktohen dëmtime në zhvillimin e fëmijës. Është i vogël numri i kujdestarëve që kujdesen për këto fëmijë, ndërsa ata më shumë u dedikohen nevojave fizike, ndërsa shumë rrallë mund të gjejnë kohë që ti dedikohen aspektit emocional, thotë Braun.

Sipas Ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, institucionet nuk japin efekt në rritjen dhe kujdesin për fëmijët.

Do të krijojmë kushte- fëmijët prej 0-3 vite deri në vitin 2020, më tepër të merren në mbrojtje institucionale. Sepse çdo fëmijë është i rëndësishëm dhe sepse çdo fëmijë duhet të rritet në ngrohtësi, dashuri dhe përkujdesje- thotë Carovska.

Qeveria të bëj përpjekje që deri në vitin 2020, ti jap fund përkujdesjes për fëmijët deri në moshën 3 vjeçare, në institucione për përkujdesje, gjegjësisht ajo të ndryshohet me përkujdesje nëpër familje, gjegjësisht të gjenden forma më të përafërta me rritjen në familjet natyrale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button