Zhbogar: Maqedonia po ec në drejtim të duhur

Bashkimi Evropian sheh optimizëm në përpjekjet që i bën qeveria në lidhje me reformat dhe në problemin që e ka me Greqinë, deklaroi sot euroambasadori, Samuel Zhbogar, njofton Portalb.mk.

“Shohim optimizëm se punët zhvillohen në drejtim të duhur, se reformat që i presim në vend fillojnë të zbatohen dhe e inkurajojmë qeverinë të vazhdojë në këtë rrugë. Në muajt e ardhshëm do ta paraqesim vizonin për rajonin në vitet e ardhshme përmes dokumentit strategjik për Ballkanin Perëndimor që kryetari i PE-së, Junker e paralajmëroi në shkurt. Presim që qeveria dhe institucionet të tregojnë përkushtim dhe rezultate në lidhje me reformat. Nëse këto dy vizione dhe aktivitete vendosen shpresojmë se do të shohim rezultate të mira vitin e ardhshëm”, tha Zhbogar.

Në lidhje me mundësinë që bashkësia ndërkombëtare të kryej presion ndaj Greqisë për hyrje të Maqedonisë në NATO, ambasadori theksoi se çdoherë është me rëndësi që çështjet të zgjidhen nëpërmjet dialogut ndërmjet dy palëve.

“Nuk ka zgjidhje kur një palë nuk është e kënaqur, ndërsa tjetra nuk është dhe të gjitha kompromiset janë që të dy anët ta pranojnë vendimin. Kjo është mënyra e vetme që të vihet në zgjidhje afatgjate. E shohim se kjo është qasja e qeverisë përmes takimeve të shpeshta mes ministrave të Punëve të Jashtme që e përmirësojnë atmosferën e marrëdhënieve fqinjësore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button