Prezantimi i TETRA sistemit, kyç për sulmin e 27 prillit në Kuvend

Maqedonia ka radio sistem komunikimi digjital bashkëkohor për zyrtarët policor i cili mund të shërbejë 6.000 shfrytëzues, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili bashkë me euro-ambasadorin Samuel Zhbogar, kanë marrë pjesë në prezantimin e TETRA sistemit në SPB Shkup, njofton Portalb.mk.

“MPB në përgatitjen e TETRA sistemit është i kyçur që nga fillimi. Nga vitit 2005, me përgatitjen e studimit të fizibilitetit, deri më sot. Falë mbështetjes së BE-së kemi radio sistem komunikimi djigjital bashkëkohor. Këtë sistem duhet ta shfrytëzojnë edhe zyrtarët tjerë që janë pjesë e sigurisë publike, por edhe ndihma e shpejtë, zjarrfikësit”, tha Spasovski.

Euro-ambasadori Samuel Zhbogar, ka ifnromuar se BE ka ndarë 20 milionë euro për këtë projekt i cili është implementuar në tre faza. Zhbogar tha se ka mësuar se  TETRA sistemi zbulon 99% të territorit të Republikës së Maqedonisë.

Kjo çështje është aktualizuar pas ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit ku u shtruan pyetjet se cilat biseda nuk janë xhiruar në atë natë? A kanë kërkuar policët përforcim? A është lajmëruar dikush nga ata te mbikëqyrësi për ti thënë që deputetët janë duke u ndihmuar dhunuesve dhe janë duke i hapur dyert e Parlamentit që të hyjë turma? Çfarë komandash ka dhënë Shtabi operativ në krye me drejtorin e Byrosë për Sigurim Publik, Mitko Çavkov?

Ish ministri Agim Nuhiu, në maj të këtij viti ka deklaruar se sistemi për inçizimin e komandave nuk funksionon që nga vitit 2014. Ajo do të thotë se nuk ruhen dëshmitë se kush kujt i ka dhënë urdhër në polici, dhe kush ka refuzuar të veprojë për komandat.

“Ky është një sistem për komunikim me komanda i cili bëhet brenda MPB-së dhe kemi tre serverë-operatorë që duhet të jenë të lidhur me aparatin për xhirim të të gjitha komandave. Unë menjëherë kërkova hetim se a janë xhiruar të gjitha komandat që janë dhënë përmes sistemit TETRA. Thirra ekspertë nga Gjermania dhe ai bëri vlerësimin se dy serverë për fat të keq, që nga viti 2014 nuk kanë qenë të lidhura me aparatin që xhiron komandat. Pse nuk kanë punuar, përgjigje duhet të japin organet që duhet ta udhëheqin procesin e hetimit për përgjegjësi penale” tha për Alsat, Agim Nuhiu.

Sistemi TETRA vlen 4 milionë euro, para evropiane

Sistemi TETRA është blerë me para nga fondet para-aderuese të Bashkimit Evropian të dhëna Maqedonisë. Implementimi i sistemit në MPB ka filluar që nga viti 2008 ndërsa blerja e parë e madhe është kryer në vitin 2010 në vlerë prej 988.000 kur është blerë pajisje që do të duhej për implementimin e sistemit TETRA, ndërsa blerja e dyte është bërë më pas kur është marrë pajisje radio-digjitale me vlerë prej 4 milion eurove.

Në maj 2012, MPB nga buxheti i vet ka blerë materiale plotësuese prej 182.000 eurove.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button