Maqedonia do të merr pjesë në “Eurovizion 2018”

Maqedonia do të merr pjesë vitin e ardhshëm në “Eurovizoin”, ky vendim erdhi pasi Radio Televizioni i Maqedonisë dhe ai i Portugalisë arritën marrëveshje, njofton Portalb.mk.

Në ueb faqen zyrtare të “Eurovizionit”, Maqedonia është një ndër 43 vendet pjesëmarrëse në Eurovizion. Javën e kaluar në listë shkruante se ndryshimi nga zgjedhja e vitit 2017 është që Rusia përsëri do të merr pjesë, ndërsa Maqedonia jo.

Tani në ueb faqe shkruan se vendet pjesëmarrëse duhej deri në mes të shtatorit të këtij viti formalisht t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre që të jenë pjesë e “Eurovizin 2018”.

“Lista përfundimtare e vendeve pjesëmarrëse është shpallur me 7 nëntor, por u ndryshua 10 ditë më pas sepse u shtua Maqedonia”, shkruan në uebfaqen zyrtare të “Eurovizioni”.

Radio Televizioni i Maqedonisë dërgoi kumtesë ku i tregoi borxhet ndaj kontraktuesve të ndryshëm që përfshijnë 19.5 milionë euro, por porositi se kthimi i borxheve dhe puna normale janë penguar nga borxhi i Drejtorisë për të Ardhura Publike ndaj Radio Televizionit të Maqedonisë që përshin rreth 34 milionë euro”.

Dy netët gjysmë finale janë caktuar për 8 dhe 10 maj në Portugali, ndërsa finalja me 12 maj.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button