Miss Iraku dhe Miss Izraeli tronditin rrjetet sociale

Miss Iraku dhe Miss Izraeli, duke u dalë kundër të gjithëve, madje edhe dy shteteve të tyre respektive, kanë postuar në profilet e tyre sociale një selfie, shkruan Class.

Të gjendura për Miss Universe 2017 në Las Vegas, në një rast të rrallë solidariteti, Miss Izraeli dhe Miss Iraki, zyrtarisht vende armike, kanë postuar në profilet e tyre në Instagram dhe Facebook një foto duke u shpërndarë të gjithëve një mesazh paqeje.

“Që ta dini, kjo është Miss Iraku dhe është e mrekullueshme”, – shkruan 19-vjeçarja Adar Gandelsman në Instagramin e saj – dhe pas këtij postimi ka marrë më shumë se 2,500 pëlqime që nga dita e martë.

“Paqe dhe dashuri nga Miss Irak dhe Miss Izrael”, – shkruan në të njëjtën foto Miss Irak, Sarah Idan, në Instagramin e saj, duke e shoqëruar foton edhe me disa emoji zemra.

Pas shumë kritikave pas kësaj fotoje, Miss Irak shkroi në Instagram se qëllimi i një fotoje të tillë ishte vetëm të shprehte paqe dhe shpresë për të dy popujt.

Ajo shkroi në arabisht që fotoja”nuk ka për qëllim të dërgojë ndonjë sinjal në qeverinë e Izraelit dhe nuk do të thotë aspak që unë mbështes politikat e dy vendeve.”

Gandelsman dhe Idan, aktualisht janë në resortin Planet Hollywood në Las Vegas duke u përgatitur mes 100 bukurosheve nga të gjitha vendet e botës, për të marrë pjesë në edicionin e 66-të të Miss Universe, i cili do të mbahet më 26 nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button