Për ShGM është e papranueshme ideja e Qeverisë për të rregulluar përmbajtjet mediatike

Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani sot së bashku me përfaqësues të pesë organizatave civile u takuan me Sekretarin gjeneral të OSBE-së, Tomas Greminger, i cili gjendet në vizitë dyditore të Maqedonisë.

Ambasadori Greminger, i njoftoi përfaqësuesit e organizatave civile për qëllimet e vizitës së tij të Maqedonisë, të sheh si shteti e ka tejkaluar krizën dhe të informohet për agjendën për reforma të Qeverisë, dhe OSBE është e interesuar për t’i mbështesë ato.

Në takimin me Greminger, Kryetari i ShGM-së, Naser Selmani foli për sigurinë e gazetarëve dhe për procesin e ndryshimit të ligjeve për mediat. Në Maqedoni ka tendencë të qartë për mosndëshkim të dhunës mbi gazetarëve sepse asnjë dhunues nuk është nxjerrë para drejtësisë, tha Selmani.

Ai shprehi dëshpërimin e tij për rastin kur para dy javëve policia paraburgosi dy gazetarë në stacionin policor për incizim të dyshuar të gjykatësve gjatë shpalljes së vendimeve për rastin “Lagja e trimave”, ndërsa në fakt ato i kanë pyetur për filmimin e policisë para ndërtesës së gjyqit. Kjo është një praktikë e papranueshme, theksoi Selmani dhe shtoi se policia edhe më tutje i trajton gazetarët si njerëz të rrezikshëm të cilëve nuk duhet t’u besohet. Ai u betua se do të tentojë të krijojë mekanizëm institucional për parandalim dhe ndëshkim të dhunës mbi gazetarëve, dhe ShGM është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet.

Në lidhje me ndryshimet e ligjeve mediatike, Selmani tha se debati në vend se të përmirësojë tekstin e ligjit, ai përkundër, është duke u keqësuar. Për ShGM është e papranueshme ideja e Qeverisë për të rregulluar përmbajtjet mediatike.

Kjo është në kundërshtim me praktikat më të mira në demokracitë evropiane, tha Selmani. Ai tha se vendosja e dënimeve për mënyrën e raportimit të gazetarëve tregon se Qeveria dëshiron të mbajë rolin e redaktorit kryesor të mediave. Sipas tij, Qeveria deri më tani nuk ka treguar dëshirë për debat të vërtetë me argumente rreth modelit të financimit të Radiotelevizionit të Maqedonisë. Nëse Qeveria paraprakisht di se për RTVM-në duhet të ndahen vetëm 0.7 për qind nga buxheti i shtetit, atëherë për çka shërben debati për ligjin, pyeti Selmani.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button