Nëse nuk ka vjedhje, do të zvogloheshin shpenzimet rrugore të deputetëve

Shpenzimet për rrugë për deputetët askush nuk i heton, ndërsa ato për vitin 2018 janë dyfish më të mëdha se sa në vitin që po e lëmë pas, raporton Civilmedia.mk.

Për shpenzime rruge janë planifikuar 1,3 milion euro ose dyfish më tepër se paratë e harxhuara këtë vit. Parlamenti vitin e ardhshëm do të harxhojë 9,3 milion euro, shkruan në propozim buxhetin e vitit 2018. Në godinën e parlamentit deri në fund të këtij viti do të ketë 437 të punësuar (34 më shumë se sa që kishte në fillim të vitit).

Vetëm për paga dhe kompensime për deputetët dhe të punësuarit në vitin 2018 do të shpenzohen 5,1 milion euro, përcjell Portalb.mk. 

Profesoresha Mirjana Najçevska, vlerëson se Ligji për shpenzimet rrugore është i mirë, megjithatë duhet vetëm të zbatohet dhe të respektohet.

“Aj ju lutem ndaluni me këto shpenzime rruge dhe kërkesa për ndryshime. Ligji është i mirë, por vetëm duhet të respektohet. Për gjithçka të bashkëngjitet llogari (karburant, pagesa rrugore), të jepet urdhër dhe të mbulohen shpenzimet reale. Nuk mund të paguhet diçka që nuk është harxhuar. Shpenzimet reale nuk guxojnë të tejkalojnë shumën e caktuar (e cila me ligj është paraparë si maksimum). Asgjë tjetër nuk është e nevojshme, vetëm të ndalet keqpërdorimi i ligjit ose vjedhja. Deputetët që vjedhin duhet të shkojnë në burg si çdo qytetar i këtij shteti. Nuk ka imunitet për vjedhje, imuniteti ekziston vetëm për atë që deklarojnë në foltoren e parlamentit”, shkruan Najçevska në profilin e saj në Facebook.

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së në parlament, Tomisllav Tuntev, më 6 gusht propozoi 4 alternativa për rregullim të shpenzimeve rrugore për deputetët.

“Problemi më i madh në mënyrën që zbatohet për momentin është keqpërdorimi i sistemit. Ka pasur dhe ka deputet që nuk udhëtojnë çdo ditë, ndërsa të njëjtëve u paguhen shpenzime rrugore. Me mjete, mekanizma dhe aktivitete të cilat do ta pamundësonin këtë, në mënyrë drastike do të zvogëlohej shuma për shpenzime rrugore të cilat paguhen çdo muaj. Alternativa e dytë është dhënia në shfrytëzim të banesave zyrtare, banesave shtetërore. Alternativa e tretë është të ofrojmë kompensim për pagesë të banesave me qira. Alternativa e katërt që e ofrojmë është akomodimi në hotele, dhe për këtë gjë të shpallet tender”- tha Tuntev.

Çështja është: pse rriten shpenzimet për rrugë kur qeveria e re nuk do ta keqpërdor sistemin?
Le ta zvogëlojnë shumën e shpenzimeve rrugore nëse do të zbatojnë masa dhe mekanizma të përshtatshme.

Sipas avokatit Aleksandër Novakovski, zgjidhje më ekonomike në lidhje me shpenzimet rrugore është që shteti të ndërtojë apartamente për deputetët.

“Nuk do ti mbroj deputetët, por propozimi im është që për të gjithë ata që udhëtojnë nga brenda shtetit t’iu ndërtohen apartamente me nga 30-40 m2. Çdo deputet ta shfrytëzojë apartamentin gjatë kohës sa është deputet. Pas përfundimit të mandatit, apartamenti i i kthehet shtetit. Të organizohet vozitje zyrtare që do ti bartë deputetët nga regjionet të hënën në mëngjes, ndërsa do ti kthej të enjten, të premten, të shtunën dhe të dielën në shtëpi. Gjithashtu të paguhet kompensim për shpenzime që do ti bëjnë deputetët gjatë jetesës ndaras”, thotë Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button