Vampari: Nevojitet shumë punë që profesionet e kualifikuara t’i plotësojnë standardet e BE-së

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot organizuan ngjarjen për projektin e financuar nga BE “Zbatimi i legjislacionit për njohjen e ndërsjelltë të kualifikimeve personale”. Qëllimi i projektit është përshtatja e legjislacionit maqedonas me atë evropian që të mundësohet lëvizje në tregun e punës, njofton Portalb.mk.

Përveç dokumenteve të përgatitura në pajtim me direktivat e BE-së, në kuadër të projektit është azhurnuar edhe lista e profesioneve të kualifikuara që janë mbi një numër të reduktuar, tani janë përditësuar dhe vazhdimisht do të azhurnohen dhe janë dhënë propozime për lidhje të programeve arsimore nacionale me trajnimet e nevojshme për profesionet e kualifikuara.

“Vendosja e sistemit të njohjes reciproke të profesioneve të kualifikimeve personale për kryerjen e profesioneve është me rëndësi të veçantë sepse mundëson punësim brenda BE-së në përputhje me kualifikimet e fituara, kryerjen veprimtarisë ekonomike, gjegjësisht dhënien e shërbimeve komerciale. Parimi i ndërsjelltë që vlen për njohjen e kualifikimeve mundëson hapjen e dyerve në tregun e punës. Kjo do të thotë hapje e mundësive për personat profesional që kërkojnë punë, si dhe për subjektet ekonomike që ofrojnë punë”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska në hapjen e konferencës.

Përfaqësuesja e BE-së, Virve Vampari tha se që të arrihen përpjekjet për harmonizim me legjislacionin evropian është i nevojshëm përkushtim i të gjithë institucioneve relevante.

“Legjislacioni në raport me njohjen e kualifikimeve personale do të jetë i ndryshueshëm në vend menjëherë pasi që vendi të bëhet anëtare e BE-së. Megjithatë, pajtueshmëria prej tani me standardet për profesionet e rregulluara do të ishte me rëndësi për tërheqjen e investimeve dhe për përmirësim të kualitetit të shërbimeve për opinionin e përgjithshëm. Është e nevojshme punë e konsiderueshme që të sigurohen kualifikimet profesionale dhe në vend t’i plotësojnë standardet e BE-së. Sa të miratohet legjislacioni, vjen puna e zbatimit. Ai do të monitorohet dhe do të kontrollohet nga ekspertët e BE-së”, tha Vampari.

Aneta Tërpevska nga Ministria e Arsimit duke i prezantuar rezultatet e projektit të zgjat rreth pesë vite, tha se është bërë propozim-ligj i shkëlqyer dhe aktet nënligjore të përgatitura nga ekspertët e Polonisë që kanë përvojë në këtë fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button