Në Shkup u mbajt Festivali i katërt ndërkombëtar i dramës për persona me dhe pa handikap

Festivali i katërt ndërkombëtar për personat me dhe pa handikap i organizuar nga shoqata e qytetarëve për promovim dhe zhvillim të rajoneve “Bota e të ndryshmëve, ndërsa të barabartë” nga Shkupi u mbajt këtë javë në kryeqytet.

Festivali u mbështet nga Ministria e Kulturës, Ambasada Bullgare, komunat Gazi Babë dhe Strumicë dhe hoteli Arka.

Ky është festivali i vetëm i këtij lloji në Ballkan dhe është ngjarje treditore e shoqëruar me shoqërim dhe këmbim të përvojave.

Kjo ngjarje ka për qëllim ta rrisë përfshirjen e personave me handikap me persona të tjerë në aktivitete kulturore. Organizatorët dhe mbështetësit duan personat me handikap të kenë mundësi më lehtë dhe aktivisht të kyçen në shoqëri dhe bashkësi.

Më datën 14-të dhe 15-të nëntor në Teatrin e Dramës në Shkup grupe amator aktorësh nga Maqedonia, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Kosova, Kroaci dhe vendet e tjera morën pjesë në festival.

Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të Qeverisë, Kuvendit, ambasadorë dhe kryetarë komunash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button