Zaev: Me bullgarët flasim në gjuhën në të cilën kuptohemi

Me Bullgarinë nuk jemi vetëm miq, por u bëmë edhe aleatë, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Televizionin kombëtar bullgar – BTV.

“Maqedonia fitoi me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, ndërsa nuk humbi asgjë. Ne flasim në gjuhën në të cilën kuptohemi. Vetëm së bashku mund të ndihmohemi mes vete dhe të shkojmë përpara”, deklaroi Zaev.

Ai tha se edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe miqësi me Bullgarinë do të ratifikohet deri në fund të vitit.

Shefi i Qeverisë së Maqedonisë i dha mbështetje të fuqishme Korridorit 8.

“Na nevojitet lidhshmëri ekonomike nga Durrësi përmes Shkupit deri në Bullgari”, thotë Zaev.

Lidhur me çështjet historike të cilat i prekin të dyja vendet, Zaev tha se në tekstet shkollore më nuk flitet për “okupatorin fashist bullgar” dhe se shoqëria e Maqedonisë e ka dënuar shkatërrimin e përmendores së Kajmakçalanit pasi që kjo ka shkaktuar vuajtje tek bullgarët.

“Personalitet e historisë tonë të përbashkët duhet të na lidhin. Mospajtimet nuk sjellin perspektivë, por sjellin të këqija. Maqedonia dhe Bullgaria janë miq të sinqertë dhe duhet ta ndërtojnë këtë miqësi”, potencoi Zaev.

Ai theksoi se kurrë më në Republikën e Maqedonisë nuk do të përsëritet kriza politike e cila i ndodhi vendit viteve të fundit kur nuk pati liri, ndërsa shumë persona të pafajshëm u dërguan në burg.

“Duam të shohim përpara drejt së ardhmes dhe jo të kthehemi mbrapa”, tha Zaev.

Ai e tregoi edhe qëndrimin e tij lidhur me kontestin shumëvjeçar me Greqinë me emrin.

“Unë jam politikan i cili dëshiron ta zgjidhë problemin me Greqinë për emrin. Me siguri të dyja palët duhet të bëjnë kompromis”, theksoi kryeministri Zoran Zaev në intervistën për BTV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button