Zbulohet identiteti i vrasësit të Janushevit, MPB dha urdhër për arrestim

Disa javë pas vrasjes së futbollistit Martin Janushev, policia e zbuloi identitetin e vrasësit. Bëhet fjalë për F.S i cili ndodhet në arrati dhe për të është shpallur urdhër për arrestim, njofton Portalb.mk.

Janushev është qëlluar me armë  para shtëpisë së tij në vendbanimin Aerodrom dhe pastaj ndërroi jetë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kanë të dhëna se ku gjendet vrasësi dhe po punojnë për arrestimin e tij. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski nuk bëhet fjalë për vrasje të porositur.

LEXO: Policia heton, futbollisti i vrarë gjatë kohë ka qenë i kërcënuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button