Moti i keq në Greqi, një shqiptar mes të zhdukurve

Vazhdon situata e rënduar e motit të keq në Atikën Perëndimore, pranë kryeqytetit grek, Athinë, ku deri tani kanë humbur jetën 16 vetë dhe 6 të tjerë rezultojnë të humbur, transmeton Top Channel.

Mes personave të zhdukur rezulton edhe një shqiptar 29-vjeçar. Petro Spiro Koleci, ishte nisur mëngjesin e të mërkurës për në punë në zonën e Thives në mes të motit të keq.

Automjeti i tij u gjet pak orë më vonë së bashku me çelësat, portofolin e sendet personale te tij. Sipas policisë gjasat për ta gjetur të gjallë minimizohen nga çasti në çast.

Në të njëjtën zonë nga moti i keq janë dëmtuar edhe shumë banesa në pronësi të familjeve me origjinë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP