Dudush: Rrjedh ujë nga çatia e Komunës së Shuto Orizares (FOTO)
Kryetari i ri i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, sot deri te mediat ka dërguar një galeri me fotografi, me të cilat është ilustruar gjendja në ndërtesën që komunës që e ka trashëguar nga ish kryetari Elvis Bajram, njofton Portalb.mk.
Në fotografitë e dërguara deri te mediat shihet se si në zyrën e kryetarit janë vendosur kova, që sipas të gjitha gjasave e mbledhin ujin i cili rrjedh nga çatia.
Në kumtesë thuhet se sipas dëshmive të të punësuarve, kjo situatë është e konstatuar vite me radhë, për shkak të konstruksionit të keq të çatisë.
“Kryetari paraprak në vend që të intervenojë në rekonstruksionin e çatisë, ka investuar në zgjerimin dhe rinovimin e zyrës së tij. Komuna është nën rrezik pasi që uji që rrjedh nga çatia shkon drejtpërdrejt në rrymën elektrike”, thotë Dudush.