Vëllai i Zaevit: Nuk kam asgjë të ngjashme me Sasho Mijallkovin

Vice Zaev, vëllai i kryeministrit Zoran Zaev, në një intervistë për “Faktor” thotë se nuk e shfrytëzon fuqinë që është vëlla i kryeministrit, ashtu siç komentojnë në opinion dhe siç thotë ai, nuk mund të krahasohet me ish drejtorin e Policisë Sekrete Sasho Mijallkov, njofton Portalb.mk.

“Ajo është rezultat i lirisë që e kemi në shoqërinë tonë. Sipas të gjitha gjasave në mungesë të “kryeshefit” të tipit të Sasho Mijallkovit i cili nuk ka më fuqi politike ndaj njerëzve, andaj edhe duhet të kuptohet se ka mbaruar koha e kryeshefave dhe reketuesve. As nga larg nuk krahasohen, as me personalitetin, por as me veprat e Sasho Mijallkovit”, deklaroi Vice Zaev.

Ai tha se, “as në të kaluarën, por as tani nuk e shfrytëzon pozitën e vëllait të tij për biznese”.

“Bizneset e mia, as në të kaluarën, por as tani nuk janë të lidhura as me pushtetin qendror, por as me atë lokal. Bizneset e mia bëjnë gara në treg dhe suksesi im në atë fushë varet nga aftësia, kreativiteti dhe guximi në udhëheqjen e biznesit tim”, deklaroi vëllai i Zaevit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP