Gruevski, Janakievski dhe Trajkovski do të gjykohen për shembjen e “Kosmos-t”, gjykata e pranoi aktakuzën

Këshilli për Vlerësimin e Aktakuzës në Gjykatën Penale e ka pranuar akuzën për rastin “TNT” të Prokurorisë Speciale Publike, konfirmuan për MIA-n nga PSP-ja, transmeton Portalb.mk.

Në pajtim me sistemin AKMIS, lënda do t’i ndahet një gjykatësi për veprimin e mëtejmë, pastaj gjykatësi duhet të caktojë një datë për mbajtjen e diskutimit për rastin “TNT”.

Ndryshe,  lënda “TNT”,  ka të bëjë me shembjen e objektit “Kosmos” në pronësi të Fijat Canoskit. Ashtu siç ka deklaruar prokurorja Fatime Fetai, shembja është bërë pa dyshim sipas urdhrit të ish-kryeministri Nikolla Gruevksi dhe ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski bashkë me ish-kryetarin e Komunës së Gazibabës, Toni Trajkovski dhe inspektoren për urbanizëm në këtë Komunë, njofton Portalb.

Për shkak të abolimit nga presidenti Gjorge Ivanov, kundër Gruevski, Janakievskit  dhe Trajkovskit nuk është ngritur procedurë. E dyshuara e parë është inspektorja për ndërtimtare e Komunës së Gazibabës, bashkë me tre persona tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button