Ndërroi jetë këngëtarja e mirënjohur e trevave shqiptare, Hanife Sejfulla Reçani (VIDEO)

Sot ndërroi jetë këngëtarja me origjinë nga Shkinaku, Hanife Sejfulla Reçani, njofton Portalb.mk.

Hanife Sejfulla Reçani ishte e bija e Sahit Keçës nga  fshati Shkinak Grykë-Çajë, Lumë. Dy vëllezërit Malë Myrta dhe Sahit Myrta ( Keça ) jetonin në Shkinak dhe bënin një jetë të vështirë, si të gjithë banorët e tjerë. Për arsye të kushteve të vështira ekonomike ata u shpërngulën nga Shkinaku rreth vitit 1934 dhe morën rrugën në lindje për të kaluar bjeshkët e pasosura që ndanin Çajën me fushën e Pollogut dhe qendrën e saj Gostivarin. Duke kaluar këto bjeshkë ato arritën në Gostivar, ku pas shumë vështirësishë arrijnë të rregullohen dhe të fillojnë jetën aty.

Në Gostivar ato gjetën mikpritjen dhe përkrahjen e banorëve vendas ashtu si dhe lumjanë të tjerë që vendoseshin në këto anë. Pikërisht në Gostivar në këtë familje tipike nga Çaja lindi dhe u rrit këngëtarja e njohur Hanife Sejfullah Reçani.

Talentin dhe zërin e saj prej këngëtarje do ta zbulonin, pa mbushur akoma 12-vjeç, mësuesit e saj të shkollës ku ajo mësonte, të cilët do ta përkranin atë për t´u bërë një këngëtare e vërtetë. Ajo arriti  shumë shpejt, që me zërin karakteristik dhe talentin e rrallë, të bëhej një këngëtare mjaft e njohur, jo vetëm në Gostivar, por në mbarë trojet shqiptare.

Disa nga këngët e saj të njohura si: ˮBien tri dairetˮˮPrej Tetove në GostivarˮˮMoj fusha e KorabitˮˮI hipa vaporitˮˮKënga e çobanitˮˮKënga e bilbilitˮ etj. Kështu ajo arriti që në repertorin e saj të ketë një pasuri të përbërë nga 150 këngë, që ajo i këndoi për 50 vjet. Ajo me këngën e saj në Prishtinë, Shkup eTiranë dhe aktivitetet e shumta dhe pjesëmarrëse edhe në Europë u bë mjaft e njohur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP