Kongresi i SHBA-së miratoi buxhet ushtarak prej 700 miliardë dollarësh

Kongresi amerikan miratoi propozim-ligj për politikë mbrojtëse, i cili parasheh buxhet prej 700 miliardë dollarësh. Me këtë është mbështetur thirrja e presidentit, Donald Tramp për armatë më të madhe dhe më të fuqishme.

Kongresi e dërgoi propozim-ligjin në Shtëpinë e Bardhë i cili duhet të nënshkruhet nga Trampi.

Me propozim-ligjin parashihet buxhet prej 700 miliardë dollarë për armatën që përfshin miliardë dollarë për programe për mbrojtje raketore, me qëllim që SHBA-ja ta kundërshtojë kanosjen gjithnjë e më të madhe bërthamore nga Koreja e Veriut, njoftojnë mediat amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button