Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së në takime me Dimitrov dhe Xhaferin

Sekretari shtetëror i OSBE-së Tomas Greminger sot e vazhdon vizitën në Maqedoni. Greminger do të ketë takime me ministrin e Punëve të jashtme Nikolla Dimitrov dhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi si dhe me përfaqësues të partive parlamentare.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në takim Dimitrov dhe sekretari i përgjithshëm i OSBE-së do të këmbejnë mendime për  klimën e re shoqërore në Maqedoni, ndërsa do të diskutojnë edhe për bashkëpunimin e Qeverisë me OSBE-në  dhe përkrahjen që jep OSBE-ja në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik të vendit tonë.

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së do të ketë takime edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi si dhe me koordinatorët e grupeve të deputetëve nga LSDM-ja Tomislav Tuntev, të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, të Lëvizjes BESA Afrim Gashi dhe përfaqësuesit nga BDI-ja Rexhail Ismaili.

Vizita e sekretarit të përgjithshëm Greminger  përputhet me përvjetorin nga fillimi Misionit të OSBE-së në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button