Gruevski: Nëse dikush punon për vendin e tij, do t’i shpikin aferë seksuale apo kriminale

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, sikur në kohën kur ishte në pushtet edhe tani në opozitë, qëndrimet për çështjet aktuale i rrëfen nëpërmjet të ashtuquajturave “mega intervista”, njofton Portalb.mk.

Në intervistën e publikuar në javoren e afërt me partinë e tij “Republika”, Gruevski thotë se partia e tij pas humbjes ende bën analiza dhe se bashkësia ndërkombëtare ka lejuar “zgjedhje afrikane”, vetëm që të ketë qeveri stabile e cila do ta ndërronte emrin.

“Planin e kanë që nëpërmjet frikësimeve, trysnive, arrestimeve dhe ryshfeteve ta zgjidhin atë. Si duket i kanë duart e zgjidhura nga faktorët ndërkombëtarë që të bëjnë çfarë të duan, me qëllim që të lëshojnë pe për emrin. Populli e ndjen këtë. Kjo është politikë e lartë dhe gjeopolitikë, dhe jo drejtësi. Planin e kanë që njerëzit të kalben nëpër paraburgime dhe burgje, që të mos dalin nga seancat, të përgjigjen për punë të konstruuara, gjykatësit të gjykojnë pa pasur dëshmi, ashtu siç u thonë, mediat ta arsyetojnë të gjithë këtë. Do të shkatërrohen dhe do të nxihen persona, familje, njerëz, parti dhe gjithçka që do t’u del në rrugën e këtij pushteti marionetë. Vetëm që të zbatohet qëllimi i madh gjeo-strategjik, e cila që të jetë ironia më e madhe, nuk është kontestues për ne VMRO-DPMNE, por përkundrazi është më së paku e njëjtë, ndërkaq edhe më shumë e dëshiruar se sa në LSDM, këtu mendoj për anëtarësimin në NATO, vetëm që dallimi është që ne duan marrëveshje më korrekte në lidhje me thelbin e kontestit me fqiun tonë jugor”, thotë Gruevski.

Ai shton se “LSDM dhe përkrahësit e tyre nga çdo profil, do të kopjojnë suksese dhe triumfe, do të fluturojnë në mjegull sikur tani që po ndodh. Do të jetojnë në një ndjenjë të vetëkënaqësisë, ndërkaq nuk janë të vetëdijshëm se “vallja rrotullohet” dhe gjithçka është e ndryshueshme, duke mos menduar në të nesërmen, dhe se një ditë punët do të rikthehen në drejtim kundër tyre, por edhe kundër atyre që e ndihmojnë lojën e tyre të fëlliqur”.

“Për fat të keq sado që të frikësojnë dhe heshtin, arrestojnë ose korruptojnë, konflikt në shoqërinë maqedonase do të rritet, sado që dikush e heshtë atë me ndjellje të frikës. Rrethi i hakmarrjes nuk do të ndalojë, përkundrazi. Në shpërthimin që gjatë ridefinimit të vendit të shkatërrohet kundërshtari politik ose ai që mendon ndryshe, dhe gjatë të gjitha hapave të pamenduara që tanimë i kemi, do të krijojë situatë të re për episod të re të konfliktit, revanshizmit dhe hakmarrjes. Më tragjike është se përfaqësuesit e bashkësisë ndërkomëbtare ndërrohen në çdo 3 apo 4 vjet, ndërkaq ne duhet të ngelemi këtu të jetojmë tërë jetën”, thotë Gruevski, transmeton Portalb.mk.

Ai thotë se vetëm populli mund t’i ndryshojë gjërat.

“Por, e pamë që në zgjedhjet lokale, një numër i konsiderueshëm i njerëzve u frikësuan, manipuluan, ishin nën trysni, të shantazhuar dhe frikësuar. Strategjia ishte që neve të na tregojnë si njerëz të pandershëm, të na shpikin afera dhe të na ndjekin, që të realizohet qëllimi i vizatuar. Në këtë bazë nëse shihni nëpër botë, ajo është praktikë në shumë vende ku ka qëllime gjeo-strategjike, dhe kur në rrugë dikush qëndron nga arsyet e ndryshme. Nëse dikush është i gatshëm që të punojë për vendin e tij ose do t’i shpikin diçka se nuk i ka respektuar ligjin dhe me atë ka kryer krim, ose do t’i shpikin ndonjë aferë seksuale, ose kështu diçka të ngjashme. Dhe duhet të jetë i gëzueshëm që është i gjallë”, thotë Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button