Era Istrefi, me një menaxher të ri? Këngëtarja mbyll kontratën me të dashurin

Lajmi se Era Istrefi e ka mbyllur kontratën me të dashurin dhe njëkohësisht menaxherin e saj Faton Shoshi, u publikua fillimisht në mediat e Kosovës për të zënë vend edhe në portalet shqiptare. Këngëtarja e njohur e skenës, pas shumë viteve bashkëpunim dhe sukses, duket se e ka ndërprerë marrëdhënien profesionale me Shoshin, shkruan Class.

Dyshja është përfolur edhe për një lidhje dashurie, pavarësisht se ata të dy nuk e kanë pranuar publikisht se jashtë profesionit kanë edhe një raport tjetër më privat.

Megjithatë, gjithçka ka mbaruar. Të paktën profesionalisht. Kjo është zyrtare dhe e konfirmuar nga deklarata e Robert Berishës, kunatit të Erës, i cili, në një intervistë të fundit për Arbëresh.info, ka thënë se kontrata me Faton Shoshin është mbyllur, por ka mohuar zërat se është ai menaxheri i ri i Erës: “Kontrata me Fatonin ka mbaruar, por unë nuk menaxhoj as veten, lëre më pastaj Erën”, – mësohet të ketë thënë bashkëshorti i Nora Istrefit.

Faton Shoshi ka qenë një ndër bashkëpunëtorët dhe miqtë më të afërt të Erës. Për disa vite, ai ishte një zë themelor në promovimin e artistes brenda dhe jashtë Shqipërie. Por raporti i tyre, për shumë kohë është përfolur të ketë qenë edhe më i ngushtë. Kjo është kuptuar edhe nga fotot në rrjetet sociale, dedikimet për njëri-tjetrin, si dhe udhëtimet apo koncertet ku dyshja shfaqej bashkë.

Por tani që është mbyllur kontrata profesionale, çfarë ka ndodhur në planin personal të dy artistëve? Janë ndarë?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button