Makraduli në COP 23: Maqedonia ka bërë hap më përpara që të bëhemi kampionë klimatik

Zëvendësministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli në sesionin plenar të pasdites të Konferencës së 23-të të Palëve të UNFCCC (COP 23), informoi për përparimin e Maqedonisë në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes së Parisit për klimën.

Makraduli, siç informojnë nga Kabineti i tij, ka thënë se Maqedonia para dhjetë viteve e ka ratifikuar Marrëveshjen e Parisit dhe se me përkushtim bashkëngjitet në përpjekjet globale për ballafaqim me ndryshimet klimatike dhe për mundësimin të rritjes dhe zhvillimit të karbonit të ulët.

“Jemi të angazhuar për #AksionKlimatik# Por, duhet të gjejmë mekanizëm për mbështetje financiare shtesë me qëllim që t’i zbatojmë aktivitetet të cilat janë planifikuar në dokumentet tona strategjike për ndryshimet klimatike. Si një vend i vogël i vendosur në Ballkan, me të ardhura të mesme, nuk kemi qasje në më shumë burime. Kjo duhet të merret parasysh, veçanërisht nga Fondi i Gjelbër i Klimës”, tha Makraduli.

Pa zbatim, theksoi Makraduli, ratifikimi do të mbetet vetëm votim i thjeshtë.

Theksoi se kryeqyteti i Maqedonisë është njëri ndër qytetet më të ndotura dhe se ekziston lidhshmëri e fuqishme mes ndotjes së ajrit dehe ndryshimeve klimatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button