Nuk është zgjedhur anëtari i Këshillit të Prokurorëve Publik

Sipas Planit “3-6-9”, të cilin e publikoi kryeministri Zoran Zaev me 5 korrik të vitit 2017, së bashku me periudhë kohore të planifikuar për reforma, në tre muajt e parë, gjegjësisht deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale (15.10.2017), duhej që të zgjidhej anëtari i Këshillit të Prokurorëve Publik (detyrim i paraparë në pjesën për bashkëpunim (kohabitacion) me kryetarin e shtetit, faqe 3). Zgjedhjet lokale përfunduan, por kjo, përsëri deri më tani (14.11.2017) nuk ndodhi, prandaj këtë premtim të dhënë në planin aksionarë të Qeverisë, e vlerësojmë si të parealizuar., njofton Vërtetëmatësi 

Informacioni i fundit rreth zgjedhjes së anëtarit të Këshillit të prokurorëve publik e prej gushtit të këtij viti, kur mediumet informuanse kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nënshkroi konkurs për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të prokurorëve publik. Siç thuhet edhe në publikim, bëhet fjalë për zgjedhje të anëtarit të Këshillit nga “radhët e profesorëve universitar të së drejtës, avokatë dhe jurist të tjerë të diplomuar”, të cilin e zgjedhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Sipas Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 150/2007 – faqe 29) nga dita e nënshkrimit të konkursit deri në ditën e votimit për zgjedhjen e anëtarit duhet së paku 30 ditë. Këto afate tashmë kanë kaluar (konkursi ishte i shkruan në gusht), megjithatë zgjedhja e anëtarit të Këshillit për prokurorë publik në Kuvend nuk është bërë. Edhe pse, sipas nenit 32 të Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik, seanca gjyqësore në të cilën zgjidhen këto anëtar të Këshillit është urgjente.

Javën e kaluar (06.11.2017) pyetjes së “Vërtetmatësit” se deri ku janë me zbatimin e masave të propozuara prej grupit të parë në “Planin 3-6-9”, të cilët duhej që të realizohen deri në zgjedhjet lokale (15.10.2017), nga Qeveria u përgjigjën se prej 73 masave gjithsej në tërësi janë realizuar 59 masa, ndërsa implementimi i 14 të tjera është duke u realizuar. Përgjatë asaj thuhet se disa prej këtyre masave, edhe pse janë pjesë e Planit për tre muaj e parë, nuk kanë afat, dhe si e tillë është theksuar edhe në këtë pikë:

  •  Zgjedhja e anëtarit  të Këshillit të prokurorëve publik zgjidhet pas propozimit në Kuvend. 

Një pretendim të tillë të qeverisë e vlerësojmë si jo konsekuent, sepse në hyrje të “Planit 3-6-9” të publikuar në faqen e Qeverisë është në mënyrë decide e shkruar se masat të cilat përmenden në Plan kanë të bëjnë me grupin e parë dhe duhet që të jenë të zbatuara deri në zgjedhjet lokale.

Masat e propozuara të grupit të parë, pjesë të këtij Plani, duhet që të realizohen deri në zgjedhjet lokale. Masat e tjera të mbetura të cilat do të punohen më detajisht nga ana e institucioneve përkatëse, do të hyjnë në grupin e masave të dyta dhe të treta të cilat duhet që të realizohen deri në nëntor/dhjetor pse para mbajtjes së Këshillit të BE-së në dhjetorë, si dhe ato të duhet që të realizohen deri në mars të vitit të ardhshëm, ose deri në publikimin e Raportit tjetër të rregullt të Komisionit Evropian për Maqedoninë. 

Фото: Принтскрин на одговорот од Владата
Foto: Printscreen e informacionit nga Qeveria

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button