Greqi, përmbytjet shkatërruan shumë shtëpi dhe automjete

Të paktën 15 persona e kanë humbur jetën në përmbytjet e djeshme që goditën zonën pranë kryeqytetit grek, Athinë, ndërsa janë raportuar një numër i madh i dëmeve materiale, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka shpallur tre ditë zie kombëtare, kurse kjo fatkeqësi natyrore ka shkatërruar një numër të madh objektesh banimi dhe automjetesh.

Më të goditura nga përmbytjet ishin qytetet Mandra, Nea Peramos dhe Megara, rreth 40 kilometra nga Athina. Në atë rajon është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Ekipet e shpëtimit janë ende në terren dhe po kërkojnë personat e zhdukur dhe kanë frikë se numri i të vdekurve mund të rritet.

Gazetarët e AA-së në terren vërejtën rrugë të përmbytura, por gjithashtu edhe shtëpi të shkatërruara si dhe ka shumë automjete të shkatërruara në rrugë.

Meteorologët paralajmërojnë se reshjet e dendura në Greqi mund të vazhdojnë deri nesër.

Ministria e Shëndetësisë të Greqisë konfirmoi se 15 persona kanë humbur jetën në përmbytjet e mëdha, duke përfshirë pesë gra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button