Hong Kongu vendi më i sigurtë në botë për të udhëtuar

Hong Kongu, rajoni special administrativ i Kinës është zgjedhur vendi i parë më i sigurtë në botë ku mund të udhëtohet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një vlerësimi të bërë nga kompania online e sigurisë Backgroundchecks, mësohet se Hong Kongu është radhitur i pari në mesin e vendeve më të sigurta për udhëtim.

Faqja e internetit backgroundchecks.org ku mund të kërkohet informacioni i sigurisë në mënyrë publike për individët dhe kompanitë, për turistët ka bërë një vlerësim nga pikëpamja e sigurisë për 121 vende dhe rajone.

Hong Kongu është përzgjedhur si vendi më i sigurtë i botës, si rezultat i vlerësimit të bërë duke patur parasysht faktorët si normat e krimeve, paralajmërimet e udhëtimeve, mundësitë e fatkeqësive natyrale dhe forcën e konkurrencës në sektorin e turizmit.

Ndërsa bëhet e ditur se Singapori është radhitur i dyti në listën e të përzgjedhurve ku vihet në dukje se çdokush në çdo orë mund të ecë pa frikë nëpër rrugët e Hong Kongut.

Hong Kong-un dhe Singaporin e kanë ndjekur vendet si Japonia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Kanadaja, Norvegjia dhe Australia.

Hondurasi i cili ndodhet në fund të listës është përzgjedhur si vendi më i rrezikshëm në botë për të udhëtuar, ku në radhitje pranë tij ndodhen El Salvadori, Pakistani, Çadi, Mauritania, Mali, Burundi, Nigeria dhe Lesoto.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button