Presidenti çek akuzon BE-në për “dy kute”, një për Kosovën tjetër për Krimenë

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, e ka quajtur ‘praktikë të keqe’ politikën e “dy kuteve” të BE-së kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës dhe aneksimin e Krimesë Rusisë, transmeton Koha.net.

“Nga njëra anë është Kosova, ku Kombet e Bashkuara ishin garant, por ai garancion nuk ishte siguruar, e tash në anën tjetër – Krimeja, ku është mbajtur referendumi. Këto janë dy standarde dhe kjo është keq”, e citon atë agjencia ruse e lajmeve, TASS.

Zeman, sipas TASS, edhe më përpara ka thënë se Kombet e Bashkuara kishin garantuar autonominë e Kosovës si pjesë të Jugosllavisë, e pastaj bashkësia ndërkombëtare ka lejuar bombardimin e Serbisë, transmeton Koha.net.

Presidenti çek do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Rusi nga 20 deri më 24 nëntor. Zeman njihet për prorusizmin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button