Sindikalistët kërkojnë ndryshime të Ligji mbi Ekzekutimin

Ndryshime të Ligjit për kryerjen dhe ngrirjen e të gjitha vendimeve ekzekutive ndaj personave fizikë në territorin e Republikës së Maqedonisë për shkak të revizionit të punës së përmbaruesve dhe të tërë procesit gjyqësor gjatë procedurës ekzekutive, kërkojnë Konfederata e organizatave sindikale të Maqedonisë dhe shoqatat “No pasaran” dhe “Glasen tekstilec”, transmeton MIA. 

“Mbi 200 mijë njerëz janë bllokuar me vendime ekzekutive nga të cilët dhjetëra mijëra janë ende të bllokuar dhe nuk mund të zhbllokohen. Do të thotë se ata njerëz nuk kanë derdhje parash në llogari bankare. Kemi shumë raste ku ka pasur ekzekutim ndaj njerëzve të cilët marrin ndihmë sociale ose një shumë parash nga Agjencia për punësim, që është e kundërligjshme. Sipas Ligjit, ata janë të obliguar të marrin të paktën një të tretën e pagës, ndërsa kanë marrë paga dhe pensione të plota për tre, katër dhe pesë muaj. Pastaj njerëzit nuk kanë para për ta paguar borxhin”, deklaroi Ana Gligorova nga nisma për grumbullimin e nënshkrimeve “Stop për përmbaruesit”.

Ajo tha se kërkojnë që të konfirmohet shuma e borxhit real i cili arrin deri në 2.000 denarë, ndërsa borxhi joreal është deri në 20.000 denarë. Ato 18.000 denarë, potencoi, kanë shkuar kot, janë paguar dhe tejpaguar dhe qytetarët në Maqedoni nuk detyrohen për asgjë, tekstualisht gjithçka është e paguar. Sipas saj, përmbaruesit privatë tani më duhet të kthehen në gjykatë siç ka qenë para vitit 2006 kur kanë punuar si nëpunës gjyqësorë.

“Mendojmë se deputetët duhet të na dalin në ndihmë. Ata janë votuar me votat tona dhe duhet t’i dalin në ndihmë popullit për këtë problem të rëndë serioz”, shtoi Gligorova.

Kryetari i Konfederatës së organizatave sindikale të Maqedonisë, Marjan Risteski tha se të shtunën në orën 12.00 para Portës në Shkup dhe në qytetet e tjera do të fillojnë me grumbullimin e nënshkrimeve për këtë nismë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button